TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Lukashenko nuk ka vetëm në Minsk”. Kështu deklaron Partia Demokratike duke risjellë në vëmendje dosjen 339 dhe përgjimet e publikuara dhe akuzuar kryeministrin Edi Rama si organizatorin dhe dhe përfituesin e një skeme krímínale për vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan se sa më shumë fletë hapen nga dosja 339, aq më shumë zbulohet skema e blerjes së pushtetit të Edi Ramës me krimin.
Sipas tij, dosja 339 është një thesar ende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drōgës me Edi Ramën dhe njerëzit e tij të besuar në Durrës.
DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI
Sa më shumë fletë hapen nga dosja 339, aq më shumë zbulohet skema e blerjes së pushtetit të Edi Ramës me krímín. Zbardhja nga media e disa bisedave të tjera të Niçes famëkeq të organizatës mafioze të Avdylajve gjatë fushatës elektorale 2017, konfirmon mashtrimin elektoral të organizuar nga Edi Rama, që i dha atij të paktën 10-15 deputetë pa vullnetin e qytetarëve.
Vetëm në 1 qendër votimi, në një fshat të Shijakut, janë vulosur dhe janë futur në kuti 25 fletë votimi të papërdorura. Siç thotë vartësi i Niçes, “aq tepruan”, se fitorja e Edi Ramës do të kishte qenë edhe më e thellë.
Futja në kuti e fletëve të papërdorura, votimi i emigrantëve pa ardhur në Shqipëri, blerja e votave, kërcënimi me largimet nga puna i demokratëve apo qytetarëve të paangazhuar janë të provuara nga dosja 339 si skema të përdorura nga krímí i organizuar për t’i siguruar Edi Ramës pushtetin.
Kaq sa është bërë publike nga një dosje që po zvarritet prej 3 vitesh e gjysëm, është vetëm maja e ajsbergut, që provon se Edi Rama është organizatori dhe përfituesi i një skeme krímínale për vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Dosja 339 është një thesar ende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramën dhe njerëzit e tij të besuar në Durrës. Llukashenko nuk ka vetëm në Minsk. Ai është edhe në Tiranë, duke drejtuar, bashkë me Niçet e krimit të organizuar, qeverinë e Tiranës.
