TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit betejën me koronavirus e kanë humbur katër qytetarë. Lajmin e bën të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen katër pacentë, një 57-vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68-vjeçar, një 80-vjeçar dhe 82-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Kështu, në total numri i víktímave nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 238.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 847 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3986, që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (20 Gusht 2020)
Testime totale 53571
Raste pozitive 7967
Raste të shëruara 3986
Raste Aktive 3743
Humbje jete 238
(Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1959
Durrës 486
Shkodër 298
Fier 177
Lezhë 152
Korçë 146
Vlorë 146
Kukës 117
Elbasan 117
Berat 62
Gjirokastër 43
Dibër 40