TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e kryeqytetit informon se ka arrestuar tre persona gjatë 24 orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale.
Të arrestuarit kanë kryer vepra të ndryshme, që nga dhūna në familje deri te kundërshtimi i veprimit të gjykatës.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krímít në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetastit R.P., 53 vjeç, për veprat penale “Dhūnë në familje” dhe “Veprime në kundershtim me vendimin e Gjykates”, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtje të menjëhershëm.
Po nga specialistët për Hetimin e Krímít në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetastit A.P., 22 vjeç, pasi në Shkozë, ka kundërshtuar me dhūnë punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krímít në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë në flagrancë të shtetasit R.K., 26 vjeç, sepse në banesë sistematikisht ka ushtruar dhūnë fizike e psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.