SPORT, 28 Gusht 2021, 14:20

Ndërhyrje siç di vetëm ai t’i bëjë, Granit Xhaka ndëshkohet me të kuq

Ndërhyrje siç di vetëm ai t’i bëjë, Granit

Manchester Cityt i bëhet edhe më lehtë ndeshja ndaj Arsenalit dhe shkak i kësaj është edhe Granit Xhaka. Mesfushori njihet për ashpërsinë e tij, por këtë herë e teproi.

Ai ndërhyri me sparkatë ndaj një lojtari kundërshtar dhe arbitri akordoi menjëherë karton të kuq për të, pa pasur nevojën ta shohë apo të këshillohet me VAR.

Goditje e madhe për Arsenalin, që përveç dy golave të pësuar që në start, përballet edhe me këtë karton të kuq që në minutën e 36-të.