BOTA, 14 Maj 2021, 13:59

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, Erdogan: Turqia nuk do të rrijë ‘duarkryq’, jam i xhindosur që Izraeli lëshon raketa në Gaza

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, Erdogan: Turqia nuk do të


Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan tha se ishte i “xhindosur” që Izraeli ka lëshuar raketa në rripin e Gazas, ndërsa i kërkoi me urgjencë Këshillit të Sigurimit që të gjejë një zgjidhje.

“Ne jemi edhe të mërzitur dhe të nevrikosur nga mizoria e shtetit terrorist të Izraelit kundrejt Palestinezëve”,-tha Erdogan gjatë një mbledhjeje online.

“Të qëndrosh kundër agresionit të Izraelit në qytetin palestinez, Jeruzalem është një detyrë e nderuar për njerëzimin”,-shtoi ai. “Ata që rrinë në heshtje ose i fërkojnë shpinën me gjak Izraelit, duhet ta dinë që një ditë do të jetë radha e tyre”,-tha ai, ndërsa shtoi se është ‘urgjencë’ për të marrë hapat që do të garantojnë paqen në Jeruzalem.