TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë raketa janë qëlluar nga Rripi i Gazës në zonën e Jeruzalemit, sipas Kanalit 12 të Izraelit. Nuk raportohet për dëme të mëdha apo të lënduar ndërsa Qyteti i Vjetër është evakuuar. Ekipet e ushtrisë po kontrollojnë ndërkohë nëse raketat kanë rënë në zona të banuara.
Sulmi ndodhi në një kohë kur me mijëra izraelitë po marshonin për të festuar Ditën e Jeruzalemit. Hamasi kërcënoi në fillim të ditës se do të lëshonte raketat për shkak të përplasjeve të vazhdueshme në Jeruzalem.
Organizata më tej mori përgjegjësitë e sulmit duke thënë se u bë në “përgjigje të krimeve [izraelite] dhe agresionit kundër qytetit të shenjtë dhe ngacmimit të popullit tonë në Sheikh Jarrah dhe Xhaminë Al-Aqsa, dhe ky është një mesazh që armiku duhet ta kuptojë mirë.