BOTA, 14 Maj 2021, 00:12

Plas lufta, tanket thyejnë kufirin, Izraeli pushton Gazën

Plas lufta, tanket thyejnë kufirin, Izraeli pushton Gazën


Ndodh ajo që pritej. Izraeli ashtu sikur paralajmëroi nisi pushtimin tokësor duke thyer kufirin në Rripin e Gazës. Shtabi i Përgjithshëm i Izraelit njoftoi se forcat e armatosura hynë në Rripin e Gazës. Tanket dhe automjetet e blinduara nisën sulmin frontal. Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Ganj mobilizoi 9000 rezervistë.

Izraeli justifikohet me argumentin se rreth 1750 raketa janë lëshuar nga Gaza në Izrael që nga e hëna. Nga luftimet janë mbi 100 të vdekur në Gaza, mes tyre 27 fëmijë . Numri i të plagosurve arrin në 580. Në Izrael deri më tani, janë raportuar shtatë vdekje.

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve lufta Izrael-Palestinë nuk është parandaluar.