BOTA, 10 Maj 2021, 17:01

Erdogan i quan ‘terror’ sulmet e Izraelit në Kuds dhe i dënon në formën më të ashpër

Erdogan i quan ‘terror’ sulmet e Izraelit në Kuds dhe i


Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, zhvilloi biseda telefonike me Presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, dhe kreun e zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, në bisedat telefonike janë diskutuar sulmet e Izraelit ndaj Mesxhid al-Aksasë dhe palestinezëve.

Gjatë telefonatave, Erdogan i ka cilësuar si “terror” sulmet e Izraelit në Kuds dhe i ka dënuar në formën më të ashpër këto sulme të ulëta që lëndojnë ndjenjën jo vetëm të myslimanëve, por edhe të gjithë njerëzimit, si dhe persekutimin e ushtruar ndaj palestinezëve, shkruan AA.

Ai theksoi se do të bëjnë gjithçka të mundur për të mobilizuar gjithë botën, përfshirë botën islame, për të ndaluar terrorin dhe pushtimin izraelit, duke thënë se Turqia do të vazhdojë gjithmonë të jetë mbështetës i kauzës palestineze, të qëndrojë pranë vëllezërve palestinezë dhe të mbrojë dinjitetin e Kudsit.