BOTA, 14 Maj 2021, 10:02

Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet numri i palestinezëve të vrarë

Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet numri i palestinezëve të


Rritet bilanci i viktimave si pasojë e konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme. Të paktën 119 janë vrarë në Gaza, duke përfshirë 31 fëmijë, dhe 830 të tjerë të plagosur në luftimet aktuale, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë.

Numri i të vdekurve në Izrael qëndron në tetë. Dhuna e fundit pasoi një muaj të tensioneve në rritje në Jeruzalem, megjithëse konflikti ka vazhduar për dekada.

Gaza përballet me mundësinë e një pushtimi tjetër izraelit tokësor të ngjashëm me vitin 2014. Që nga mëngjesi i së premtes, Izraeli ka pozicionuar shumë trupa, tanke dhe artileri në kufirin e tij pranë Gaza. Ndërkohë, Hamasi ka vijuar prej ditësh me lëshimin e raketave në drejtim të Izraelit.