AKTUALITET, 12 Nëntor 2018, 16:46

Kërcënoi Emiljano Nuhun, Prokuroria mbyll çështjen e kryeministrit Rama (DOKUMENT)

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit Rama dhe Prokurorisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vali ka publikuar dokumentet që tregojnë se prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me kërcënimet ndaj ish-oficerit Emiljano Nuhu, pas denoncimit të tij, ku thoshte se është kërcënuar me pistoletë nga Rexhep Rraja, i biri i deputetit socialist Rrahman Rraja, në prani të kreut të grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi.

Sipas Vasilit, “Prokuroria e turpit i mbyll hetimin Edi Rames per kanosjen dhe kercenimin e eger publik ndaj oficerit Emiljano Nuhu.

Prokuroria ka iluzionin e genjeshtert se nuk do te jape llogari deri ne nje,kolektivisht dhe ne menyre individuale, per kete standart te poshter te saj, qe nga njera ane i mbyll cdo veper penale kryeministrit dhe nga ana tjeter fut ne burg qytetaret se protestojne per prishjen e padrejte shtepive nga qeveria.”

Postimi i plotë:

Tjeter turp,Prokuroria e blere i mbyll ceshtjen Edi Rames per kercenimin ndaj E.Nuhut.

Prokuroria e turpit i mbyll hetimin Edi Rames per kanosjen dhe kercenimin e eger publik ndaj oficerit Emiljano Nuhu.

Prokuroria ka iluzionin e genjeshtert se nuk do te jape llogari deri ne nje,kolektivisht dhe ne menyre individuale, per kete standart te poshter te saj, qe nga njera ane i mbyll cdo veper penale kryeministrit dhe nga ana tjeter fut ne burg qytetaret se protestojne per prishjen e padrejte shtepive nga qeveria.

Ja dokumenti qe provon se prokuroria eshte blere nga kryeministri koke e kembe dhe eshte kthyer ne nje pece kembesh e kryeministrit.