AKTUALITET, 12 Nëntor 2018, 15:47

‘Po mbytem, ma hiq këtë qese nga koka se jam klaustrofobik’, fjalët e fundit të gazetarit saudit para se të ndërronte jetë

‘Po mbytem, ma hiq këtë qese nga koka se jam

Po mbytem, ma hiq këtë qese nga koka pasi jam klaustrofobik”. Këto janë fjalët e fundit të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, 59 vjeç, para se të ndërronte jetë.

Nazif Karaman, reporter i gazetës turke ‘Sabah’ thotë se këto janë fjalët e fundit që dëgjohen në regjistrimin e bërë në konsullatën saudite në Stamboll.

Gazetari u fut më 2 tetor në konsullatë dhe nuk doli më prej andej. Ai donte thjesht të merrte dokumente për martesën e tij, por përfundoi i vdekur.

Një grup prej 15 personash mendohet se e kanë torturuar dhe vrarë. Trupi i tij nuk është gjetur ende, por dyshohet se e kanë hedhur në acid dhe më pas në kanalizime.