LIFESTYLE, 2 Shtator 2020, 13:57

Enca do një të dashur për këtë arsye të vetme


Këngëtarja shumë e komentuar nga  publiku, Enca së fundmi ka vendosur të marrë disa ditë pushimi.

Mirëpo, teksa ka qenë duke u relaksuar asaj i kanë lindur mendime të ndryshme, të cilat nuk ka nguruar t’i ndajë me ndjekësit.

Një ndër ata që ka zgjuar më shumë interes është se këngëtarja ka deklaruar se i duhet një i dashur, por për një arsye të vetme.

Në videon e Encës në Instastory, shfaqet një çift teksa i dashuri i bën vajzës disa foto në pishinë.

“Kjo është arsyeja pse na duhet një i dashur”, shkruan ajo.