LIFESTYLE, 2 Shtator 2020, 14:25

29-vjetori i Luana Vjollcës, dalin pamjet nga surpriza luksoze mbi taracën e pallatit

29-vjetori i Luana Vjollcës, dalin pamjet nga surpriza luksoze mbi

Sot për moderatoren e shumëkomentuar Luana Vjollcën është një ditë e veçantë. Ajo feston 29-vjetorin e lindjes dhe nuk kishte se si të mungonin surprizat. Ato kanë nisur që nga mesnata dhe Luana i ka ndarë me të gjithë në Instagram. E veshur me pizhama, bukuroshja shihet sipër një tavolinë të vendosur në tarracën e një pallati. Vihen re tullumbace me ngjyrat rozë dhe të bardha, lulet dhe qirinjtë që krijojnë një atmosferë tepër romantike. “29 vjetori festohet me pizhama e pa grim. JU DU”, shkruan Vjollca. Ndërkohë nuk dihet se kush ia ka bërë këtë surprizë, por një mundësi mund të jetë edhe partneri i saj, biznesmeni Krenar Cocaj. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim, nëse moderatorja do të zbulojë më shumë detaje apo jo
 
View this post on Instagram
 

29 vjetori festohet me pizhama e pa grim ? JU DU ? #2Shtator

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on