SPORT, 2 Prill 2020, 23:52

E bujshme! Gazetari spanjoll flet për rikthimin e Ronaldos në Madrid

E bujshme! Gazetari spanjoll flet për rikthimin e Ronaldos në Madrid


Tomas Roncero, gazetar sportiv mjaft i njohur në Spanjë (punon për “AS”), ka bërë tifozët madrilenë të ëndërrojnë rikthimin e Cristiano Ronaldos. Sipas tij, portugezi e ka rregulluar marrëdhënien me presidentin e “Los Blancos”, Florentino Perez.

“Ky do të ishte një lajm që do të zhdukte trishtimin e ditëve të karantinës”, ka thënë Roncero. “Ndoshta po ëndërroj me sy hapur, por mendoj se Juventusi do të heqë dorë nga rroga e tij, për shkak të krizës ekonomike. Kohët e fundit Ronaldo dhe Perez janë takuar dhe janë përqafuar”, është shprehur Roncero.

“Nëse CR7 do të bënte të njëjtën gjë, jam i sigurt se 90% e madrilenëve do ta prisnin me super entuziazëm. Mosha nuk ka rëndësi për të”.