TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja e njohur e emisionit sportiv, Ilda Bejleri ka provuar fatin në emisionin Dilema dhe ka fituar një shumë të cilën e ka dhuruar për bamirësi ndaj familjeve të prekura nga dëmet që shkaktoi tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Ilda kishte zgjedhur numrin 19, ditëlindjen e saj, kuti e cila kishte 1 milion lekë të vjetra.
Por nga mënyra se si i shkoi loja, Ilda pranoi ofertën duke lënë dy kutitë e fundit, të sajën dhe një tjetër me 5 milionë lekë të vjetra.
‘Kjo është lojë që provon edhe karakterin e njeriut”, tha Ilda teksa nënvizoi se shuma ishte e destinuar për bamirësi.
Ndërsa tha se puna me lekun është e vështirë, ndaj më mirë preferoi të ndalej tek oferta se sa të vijonte deri në një fund që nuk dihej si do shkonte.