TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për kërcënimin e bërë nga Lideri Suprem i Iranit, Ali Kahmenei, i cili hodhi akuza kundër vendit tonë. Në një intervistë të dhënë në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Lleshaj tha se është tentuar të goditen përmes një akti terrorist qytetarët iranianë që janë strehuar këtu dhe shtoi se plani i celulës terroriste është parandaluar në kohë.
“Ka ekzistuar një celulë terroriste: Kjo ka qenë një tentative për të goditur përmes një akti terrorist në Shqipëri, që është parandaluar përmes angazhimit të autoriteteve tona dhe arritëm që në kohën e duhur të parandalojmë një goditje.
Qëllimi ishte për të realizuar një goditje terroriste kundër qytetarëve iranianë që ndodhen në Shqipëri. Nuk po them për vendin, por targeti ishin këta persona, opzoita iraniane, qytetarët iranianë që ndodhen në Shqipëri. Shqipëria nuk i ka pranuar si opozitë politike, por si një grup që ndodhet në kushtet e rrezikut që kishin nevojë për ndihmë. Është fat i mirë që Shqipëria i ka pranuar”, – tha Leshaj.
Më tej shtoi se dëbimi i ambasadorit të Iranit erdhi fill pas marrjes së këtij informacioni për akt terrorist. Po ashtu, ai u shpreh se agjencitë inteligjente në Shqipëri janë të shqetësuara lidhur me aktivitetin e Iranit në vendin tonë.
“Agjencitë tona janë të shqetësuara lidhur me aktivitetin potencial të agjencive të Iranit në Shqipëri, janë në një vëmendje të shtuar sepse nuk përjashtohen mundësitë e interesave negativë iranianë në Shqipëri. Nuk kemi indicie të sakta për përpjekje operative, por kemi shtuar vëmendjen”, – përfundoi ai.