TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Italia është fituesja e turneut të bamirësisë "Të ndërtojmë së bashku", të luajtur sot në mbrëmje në “Air Albania”, pasi mposhti në finale 1-0 Greqinë (autogol i një mbrojtësi grek). Në përfundim të ndeshjes, Italia mori trofeun simbolik.
Të dyja skuadrat fituan takimet e tyre, respektivisht kundër Shqipërisë dhe Turqisë.
Të ardhurat nga biletat (6100) shkuan për për familjet në nevojë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjysmëfinalja e parë ishte ajo Shqipëri-Itali 1-1 (2-3 me 11-m), ku italianët kishin trajner Xhani De Biazin. Mauro Esposito realizoi një gol të bukur në minutën e 10-të, me Foto Strakoshën që nuk mund të bënte asgjë për ta ndalur. Shqipëria arriti të barazonte vetëm në kohën shtesë me Erjon Bogdanin, me një goditje të zgjuar brenda zonës.
Në gjysmëfinalen e dytë, ekipi grek mposhti me rezultat minimal Turqinë, me gol të Karagunis me 11-metërsh. Kjo ndeshje ishte e një niveli më të kënaqshëm, por në fund fitorja i buzëqeshi përfaqësueses helene.
/TPZ.al/