AKTUALITET, 10 Janar 2020, 22:48

‘Të zhdukurit në Vlorë janë mit’, Sandër Lleshaj: Kemi goditur shumë banda në vitin 2019, s’i përmend me emër se u bëj reklamë

‘Të zhdukurit në Vlorë janë mit’, Sandër


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është shprehur sot se gjatë vitit 2019 janë goditur disa banda në qytetet kryesore në vend. I ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Lleshaj u shpreh se në Elbasan, Tiranë, Shkodër, Durrës e Vlorë, janë shkatërruar bandat, por nuk i përmendi me emra, pasi siç tha dhe vetë u bën reklamë.

Më tej ai foli dhe për Vlorë, ku tha se zhdukja e dhjetërave personave gjatë viteve të fundit është një mit, pasi Policia nuk i ka dokumentuar dot.

Është një mit që në vlorë ka njerëz të zhdukur. Nuk kemi mundur t’i dokumentojë me Polciinë e Shtetit këto deklarata. Vlora është një qytetet që është vendosur siguria. Edhe Elbasani, Vlora, Shkodra, Tirana e Durrësi, njolla problematike të krimit që është e pashmangshme pasi ka më shumë popullsi. Por në vitin e kaluar disa banda janë goditur, nuk dua ti them me emra se u bëj reklamë, dhe janë avancuar çështje të tjera. Në Elbasan nuk jemi mbështetur nga Gjykata, në dy raste nuk kanë gjetur mirëkuptimin e saj”, u shpreh Sandër Lleshaj.

Por shifrat flasin ndryshe, pasi vetëm ditët e fundit kanë ndodhur disa vrasje në Shqipëri, ku bilanci ka qenë shumë tragjik.