TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka treguar sot detaje të reja për vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.
Pompeo në një reagim ka dhenë detaje të rëndësishme për vrasjen e Soleimani, ka shtuar se gjenerali iranian ishte duke planifikuar një sulm në ambasadat amerikane në Lindjen e Mesme, por nuk ka dhënë informacione specifike për komplotin.
“Ne kishim informacione specifike për një kërcënim të menjëhershëm dhe ndër të tjera bëhej fjalë për sulme mbi ambasadat amerikane. Ne nuk e dinim se kur sulmet do të kryheshin, por ishte shumë e qartë:
Vetë Qasem Soleimani po komplotonte një sulm të gjerë kundër interesave amerikane dhe ato sulme, do të ishin të afërta”-u shpreh Pompeo gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë.