TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jorgos Karagunis ishte një nga lojtarët më të mirë dhe më të njohur nga yjet e Greqisë, të cilët luajtën ditën e sotme, në stadiumin “Air Albania”, me të ardhurat që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.
Në finale ishin Greqia dhe Italia, me ndeshjen që u fitua nga këta të fundit. Pas përfundimit të ndeshjes, ishte pikërisht Karagunis, i cili për mikrofonin e “Supersport” u shpreh se është i lumtur që luajti në këtë ndeshje, ku të ardhurat e mbledhura shkojnë për bamirësi.
“Erdhëm në Shqipëri për një ndeshje bamirësie dhe mendoj se qëllimi ynë u arrit. Më shumë se gjithçka më ka pëlqyer fakti se Shqipëria ka bërë shumë ndryshime për mirë.
Mu bë shumë qejfi që pashë shumë njerëz këtu, ku të ardhurat do të shkojnë për bamirësi. Gjithashtu më pëlqeu shumë edhe stadiumi i ri që keni ndërtuar, bravo Shqipërisë për këtë.”, u shpreh Karagunis.