TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria bëri detyrën në transfertë ndaj San Marinos, fitoi 0-2 me gola të Manajt dhe Uzunit, por përtej tri pikëve që ishin detyrim, la për të dëshiruar për nga niveli i lojës. Gjatë pikë në tri sfidat e parë eliminatore qëndrojnë, pasi kritikat për humbjen me Anglinë në “Air Albania” mund të jenë të tepërta, por gjithsesi Shqipëria e Rejas nuk ngrohu aspak përballë dy kundërshtarëve modestë, Andorrrës dhe San Marinos.
Edy Reja kishte vendosur të bënte shumë ndryshime në formacionin, një i detyruar vetëm pak minuta para nisjes së takimit, për shkak të një problemi muskulor të Memushajt, por rreshtimi ishte 3-5-2, me Strakoshën në portë, Ajetin, Gjimshitin dhe Veselin në mbrojtje, Hysaj e Lanjani në krahët e mesfushës, me detyrën për të shtyrë deri në fundore, Bare, Ramadani e Laçi në brendësi të repartit të mesëm dhe në vijën e parë të sulmit Broja e Manaj.
Kuqezinjtë e mbyllën që në fillim në gjysmëfushën e saj San Marinon, por veprimet sulmuese, në fakt linin për të dëshiruar, aq sa gjatë 45 minutave të para i vetmi moment i rrezikshëm në portën e vendësve ishte ai i minutës së 14-të, kur pas kombinimit mes Bares dhe Manajt, Hysaj doli i lirë në zonë, tentoi portën, por goditja e shkodranit u ndal nga portieri. Thuajse të gjitha krosimet e kuqezinjve u larguan në një mënyrë a tjetër nga mbrojtja e San Marinos, ndërsa tentativat nga distanca nuk përfunduan në portë.
Shqipëria e nis fraksionin e dytë me dy ndryshime në formacion: Uzuni mori vendin e Laçit, ndërsa Odise Roshi zëvendësoi Brojën. Pas vetëm 40 sekondave lojë Myrto Uzuni iu afrua golit, prirët me portën, por ndërhyrja e portierit me këmbë ishte vendimtare.
Çfarë humbet Shqipëria në minutën e 54-t! Hysaj avancon nga krahu i djathtë, pason në qendër për Roshin, por topi ishte i paarritshëm për sulmuesin 29-vjeçar.
Dy minuta më vonë, nga një goditje standarde, çuditërisht as Veseli, as Manaj e as Ajeti nuk arrijnë ta devijojnë topin me kokë drejt rrjetës.
Andorra ia del të bëjë goditjen e parë drejt portës kuqezi në minutën e 61-të, me Strakoshën që kontrollon pa asnjë problem dhe vetëm pak çaste më vonë Manaj më në fund ia del të shënojë me kokë mes një grumbulli të madh futbollistësh, pas krosimit të saktë të Uzunit, 0-1.
Goli i çliroi psikologjikisht kuqezinjtë, që në të 68-tën për pak realizuan të dytin me Uzunin, që sërish u ndal nga portieri. Ramadani nuk ka shënjestrën e duhur në të 76-tën, me topin që përfundon mbi tra.
I pafat i Hysaj në minutën e 83-të. Shkodrani ledhatoi shtyllën me një goditje, më shumë se potente, të zgjuar, diagonal me portën, pas pasimit të marrë nga Lenjani. Gjithsesi, vetëm një minutë më vonë në zhvillimet e një këndoreje, pas traversës me kokë të Gjimshitin, goditjen e Veselit e devijoi në momentin e fundit drejt rrjetës Myrto Uzuni, 0-2.
Sulmuesi beratas mund ta kishte mbyllur me dygolësh nëse do të të ishte më i saktë në koordinimin më kokë në fundin e sfidës.
U mbyll me fitoren 0-2 të kuqezinjve kjo përballje, rezultat që e ngjit Shqipërinë në vendin e tretë me gjashtë pikë, një pak se Hungaria dhe dy më shumë se Polonia. Grupi I kryesohet me pikë të plotë nga Anglia.
NDESHJA
SAN MARINO – SHQIPËRI 0-2
63′ Manaj, 85′ Uzuni
MINUTË PAS MINUTE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me suksesin 2-0 të Shqipërisë.
90’+4’ Gjuajtje thuajse perfekte e Hysajt i cili provon të gjejë trekëndëshin me të majtën nga jashtë zonës, por sfera përfundon jashtë katërkëndorit të portës së vendasve.
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
88’ Ramadani gjuan përsëri nga jashtë zonës. Sfera përfundon jashtë katërkëndorit të portës pas një devijimi e më pas sinjalizohet një pozicion jashtë loje për kuqezinjtë.
88’ Debuton edhe Mitaj në radhët e kuqezinjve, duke u aktivizuar në vend të Lenjanit.
85’ GOOOL Shqipëria, shënon Uzuni.
83’ Hysaj i pafat, shtylla i mohon golin. Pas një dalje perfekte në sulm me një pasim të Lenjanit, gjuajtja e tij ndalet nga shtylla e kundërt me portierin e mposhtur.
76’ Roshi provon portën nga një pozicion mjaft i favorshëm, por gjen devijimin e një kundërshtari që dërgon sferën jashtë.
76′ Ramadani provon edhe një herë të gjuajë nga distanca, sfera fluturon mbi traversë.
68’ Tjetër mundësi shënimi për Shqipërinë. Uzuni nga e djathta gjen një përgjigje te mirë të portierit Benedetini, ndërsa më pas Roshi nuk ia del të devijojë sferën në rrjetë.
63' GOOOL Shqipëria, shënon Manaj.
61’ San Marino regjistron një gjuajtje në kuadrat me tentativën nga jashtë zonë te Nanit e cila ka forcë por është qendrore dhe Strakosha nuk ka probleme për ta kontrolluar.
57’ Goditje nga këndi për Shqipërinë. Veseli në shtyllën e parë e devijon me kokë por më pas as Manaj në qendër e as Ajeti në shtyllën e dytë nuk arrijnë të shtyjnë sferën në rrjetë.
54’ Hysaj bën një kundërsulm perfekt dhe i jep topin në qendër Roshit që arrin me një kohë vonesë dhe humb mundësinë për të shënuar golin e avantazhit.
48’ Gjuajtje e fortë nga jashtë zone e Ramadanit, topi përplaset në murin e lojtarëve para zonës së San Marinos.
46’ Menjëherë rrezikshëm Uzuni i cili nga e majta provon portën, por gjen një devijim me këmbë fatlum të portierit.
46’ Reja ndryshon menjëherë duke aktivizuar Roshin e Uzunin në vend të Laçit e Brojës.
---
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 0-0.
45’ Jepet një minutë shtesë.
41’ Goditje dënimi në pozicion shumë interesant në kufijtë e zonës, provon Manaj, por gjen murin.
37’ Aksion i gjatë i Shqipërisë me protagonist Hysajn i cili çon topin te Lenjani në të majtë. Harkimi i tij në shtyllën e dytë për Laçin gjen devijimin e një mbrojtësi i cili shpëton portën pasi portieri i vendasve kishte bërë një dalje të gabuar.
32’ Protesta të kuqezinjve pas një goditje me dorë në fytyrë ndaj Bares të një prej mbrojtësve të San Marinos. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.
29’ Goditje këndi për Shqipërinë. Topi i harkuar nga Lenjani shkon te Gjimshiti i cili e devijon me kokë por nuk gjen katërkëndorin.
21’ Qarkullim i gjatë i topit për Shqipërinë, që ka kontrollin e plotë të lojës, por nuk ka shpejtësinë për të shqetësuar portierin e vendasve. Shumë tentativa harkimesh në zonë, por pa synuar katërkëndorin.
14’ Rasti i parë i mirëfilltë për Shqipërinë. Hysaj nga e djathta ka hapësirë për të gjuajtur dhe tenton portën, gardiani i vendasve grushton e pastak pastaj largon mbrojtja.
12’ Pasim perfekt i Hysajt për Lenjanin në shtyllën e dytë, gjuajtja me kokë e mbrojtësit të krahut përfundion në duart e portierit.
6’ Manaj provon me një të djathtë në hyrje të zonës, sfera bllokohet nga mbrojtja vendase. 2’ Shqipëria provon shpejt me një harkim të Hysajt nga e djathta për Brojën, por nuk gjen sulmuesin.
1’ Nis ndeshja në stadiumin e Serravales.
FORMACIONET ZYRTARE:
SAN MARINO: Benedetini, Batistini, Fabri, Simoncini, Rosi, Palaci, Tomasini, Golinuçi, Mularoni, Nani, Berardi.
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Bare, Laçi, Ramadani, Manaj, Broja.