TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grabitje ka ndodhur këtë pasdite në Gjirokastër. Mësohet se është grabitur një argjendari në lagjen “18 Shtatori, në qytetin e gurtë.
Nga të dhënat e para, mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur në momentin që kanë kryer grabitjen.
Tek argjendaria kanë shkuar dy persona me një makinë “Golf”, ngjyrë e bardhë, ku njëri ishte shofer dhe tjetri mbante një armë tip automatik, me të cilën ka kërcënuar shitësin.
Ndërkohë, nuk dihet ende vlera e sendeve të grabitura, pasi autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve dhe mjetit, me të cilën kryen grabitjen.