AKTUALITET, 31 Mars 2021, 18:32

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, dy përfundojnë në spital pas lëndimit me mjete të mprehta

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, dy përfundojnë


Një sherr mes të disa të miturve ka ndodhur sot në Tiranë. Rreth orës 17:40, në Kinostudio, si pasojë e konflikti të çastit, mes katër shtetas të mitur 13 vjeçarë, janë lënduar, dyshohet me mjete rrethanore e të mprehta 2 shtetas të moshës 13 vjeçare, të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.