AKTUALITET, 2 Shtator 2021, 08:58

Televizioni afgan “thyen” rregullat, emisionin e mëngjesit e prezantoi një vajzë

Televizioni afgan “thyen” rregullat, emisionin e mëngjesit e
Emisioni i mëngjesit në televizionin kryesor afgan TOLO TV ka rifilluar transmetimin, me një prezantuese, sipas një ekzekutivi të kompanisë. Saad Mohseni, drejtor i MOBY Group i cili operon me kanalin TOLO, postoi lajmin në mediat sociale të enjten. Ka pasur shqetësime se talebanët do të kufizojnë pjesëmarrjen publike të grave. Në të kaluarën, talebanët e kanë etiketuar TV TOLO një rrjet propagandistik.