AKTUALITET, 2 Shtator 2021, 09:51

Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare kompozitori i famshëm grek, Mikis Theodorakis

Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare kompozitori i

Kompozitori i famshëm i Greqisë, Mihal ‘Mikis’ Theodorakis ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Arti grek sot është në zi për një nga figurat më të rëndësishme të saj.

Theodorakis ka kompozuar muzika të të gjitha llojeve nga operat, simfonitë, balet, oratorio e kor kishtar deri tek teatri, kinemaja, këngë popullore etj.

Ai ka lënë pas si trashëgimi mbi një mijë vepra ndërsa kohë më parë është angazhuar edhe politikisht si me Partinë Komuniste të Greqisë, ashtu dhe me të djathtët, Partinë “Demokracia e Re” duke u zgjedhur katër herë deputet në parlament.