TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dua Lipa dhe Margot Robbie nuk janë nominuar për “Oscars”. “Oppenheimer” i Christopher Nolan kryeson nominimet “Oscars”, me plot 13 nominime.
Filmi i pëlqyer la pas “Poor Things” me 11 nominime dhe Killers of the Flower Moon i Martin Scorsese-s, me 10 nominime dhe “Barbie” me 8 nominime.
Surpriza e ishte regjisorja e filmit “Barbie”, Greta Gerwig, e cila nuk u nominua për regjisorin më të mirë. Në filmin “Barbie” nuk u nominua as Margot Robbie për aktoren më të mirë kryesore, ndërsa Ryan Gosling, i cili luajti Kenin, u nominua në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor.
Dua Lipa, gjithashtu, nuk mundi të nominohej për kolonën më të mirë zanore, kjo për shkak se tri këngë të ndryshme nga filmi “Barbie” ishin në garë për çmimin muzikor këtë vit – “What Was I Made For?” e Billie Eilish, “Dance the Night” e Dua Lipa -s dhe “I’m Just Ken”, interpretuar nga aktori Ryan Gosling. Megjithatë, sipas rregullave të “Oscar”, vetëm dy këngë nga i njëjti film mund të nominohen – kështu që ajo që humbi ishte e këngëtares me origjinë shqiptare.
Të nominuarit për filmin më të mirë
American Fiction
Anatomy of a Fall
Barbie
The Holdovers
Killers of the Flower Moon
Maestro
Oppenheimer
Past Lives
Poor Things
The Zone of Interest
Nominimet për regjisorin më të mirë
Justine Triet – Anatomy of a Fall
Martin Scorsese – Killers of the Flower Moon
Christopher Nolan – Oppenheimer
Yorgos Lanthimos – Poor Things
Jonathan Glazer – The Zone of Interest
Aktorja më e mirë në një rol kryesor
Annette Bening – Nyad
Lily Gladstone – Vrasësit e Hënës së Luleve
Sandra Hüller – Anatomia e një Rënie
Carey Mulligan – Maestro
Emma Stone – Gjërat e varfra
Nominimet për aktorin më të mirë
Bradley Cooper – Maestro
Colman Domingo – Rustin
Paul Giamatti – The Holdovers
Cillian Murphy – Oppenheimer
Jeffrey Wright – American Fiction
Nominimet për këngën më të mirë origjinale
The Fire Inside – Flamin’ Hot
I’m Just Ken – Barbie
It Never Went Away – “American Symphony”
Wahzhazhe (A Song For My People) – Killers of the Flower Moon
What Was I Made For? – Barbie
Skenari më i mirë origjinal
Anatomy of a Fall — Justin Triet, Arthur Harari
The Holdovers — David Hemingson
Maestro — Bradley Cooper, Josh Singer
May December — Samy Burch, Alex Mechanik
Past Lives — Celine Song
Aktori më i mirë në rol dytësor
Sterling K Brown – American Fiction
Robert De Niro – Killers of the Flower Moon
Robert Downey Jr. – Oppenheimer
Ryan Gosling – Barbie
Mark Ruffalo – Poor Things
Aktorja më e mirë në rol dytësor
Emily Blunt – Oppenheimer
Danielle Brooks – The Color Purple
America Ferrera – Barbie
Jodie Foster – Nyad
Da’Vine Joy Randolph – The Holdovers