LIFESTYLE, 19 Janar 2024, 18:57

“Je kaq e zezë…”, degradon debati mes Romeo Veshajt dhe Roza Latit në BBV3

“Je kaq e zezë…”, degradon debati mes Romeo Veshajt dhe

Një diskutim mes moderatores Roza Lati dhe aktorit Romeo Veshaj ka degraduar në debat me tone të ashpra dhe ofendime gjatë ditës së sotme në Big Brother VIP.

Debati në Big Brother nisi kur Roza pyeti Alfion pse është ndarë nga partnerja, të njëjtën pyetje i ka bërë edhe Romeos, madje ka ngacmuar edhe banorë të tjerë duke i pyetur për orientimin seksual.

Roza: Kjo është një lojë, pse e merr personale?

Romeo: Si pse e marr personale, kush është lojë? Me mua s’ke lojë, e ke direkt personale, direkt. Jo ti, por të gjithë këtu.

Roza: E mirë, ke ardhur në vendin e duhur, bravo!

Alfio: Më pyeti pse je ndarë me partneren dhe të gjithë e dinë që unë nuk dua të flas për këtë gjë.

Roza: Siç ngacmova Alfion, të ngacmova edhe ty Romeo.

Romeo: Atë nuk po e ngacmoje për gruan, po e ngacmoje për gay-t moj…

Roza: Ai është informacioni që është për të. Për Alfion, pse jeni ndarë, a ke bërë tentativë që ta ndreqësh?

Romeo: Vazhdo ti, unë e mbarova timen zemra, ti vazhdo bluaj me veten, po deshe merre si këshillë, po deshe reflekto, ça të duash bëj.

Roza: Romi, je duke marrë çdo gjë personale në këtë shtëpi, futi një mendje të lehtë.

Romeo: Nuk do më tregosh ti ça mendje t’i fus unë…

Roza: Merri personale sa të duash.

Romeo: Çdo gjë personale, vetëm personale, lojë nuk kam unë.

Roza: Sa i ke rrënjët e ngulura këtu ti, po aq i kemi dhe ne.

Romeo: Për çfarë e thua ti tani këtë, jam i brendshëm unë? Hajde këtu, për çfarë e the, këtu do të dalësh?

Roza: Jo, e kam në këtë kuptim se sa i fortë je…

Romeo: Kaq e keqe je, zemra..

Roza: O lal, po ti je djalë Vlore dhe unë gocë Vlore.

Romeo: Je kaq e keqe, je kaq e zezë, je e zezë, je super e zezë, je veshur me rozë për të mbuluar të zezën. ik o njeri i zi!