TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm sot, kur është baba i tre fëmijëve, Kastro Zizo e di mjaft mirë dhe e kupton se sa shumë ka vuajtur e ëma në vitet e tij më të vështira. Një jetë me shumë ulje e ngritje, me shumë sfida e sforcime të jashtëzakonshme. Por ama, me gjithçka ia ka vlejtur.
Kështu e konsideron Kastro Zizo jetën e tij në këtë moment. Për pak, 40-vjeçar, por i përmbushur, i lumtur, dhe shumë larg Kastros së dikurshëm… Atij që luftonte me veten dhe për veten, por edhe për njerëzit më të dashur e sidomos për nënën.
I ftuar sot në “S’e luan Topi”, Kastro rrëfeu edhe për pengun e tij të madh që i ka mbetur nga e ëma: “Vetëm sot i kuptoj ato fjalitë e famshme për fëmijën dhe ardhka momenti që e kupton prindin… Të gjithë i kanë nënat e tyre heroina, por mami im ka qenë shumë e veçantë, vërtet, në shumë anë” – tha i përlotur Kastro, pa mundur të tregojë shumë për të, edhe pse do të donte të rrinte me orë të tëra.
Por ka një peng që ia mundon zemrën: “Ajo nuk më pa dot asnjëherë siç do të donte të më kishte parë… Më la një amanet që unë të mendoj që jam në rrugën e duhur, që t’ia çoj deri në fund. Nuk donte që unë të bëja apo të kisha shumë gjëra në jetë, përveç disa gjërave bazike, të doja njerëzit e mi të afërt, të jepesha për ta, të bëja çmos për njerëzit që duam, sepse vërtet ajo një ditë të kthehet – ajo që ne rëndom e quajmë karma…” – shtoi më tej kantautori, akoma i përlotur e me zërin që i dridhej.
“Për mamin mund të flas me orë të tëra. Nuk e mendoja, në fakt, sepse unë e kam të vështirë të qaj publikisht, sepse jam njeri që qaj, por qaj vetëm. Shumë pak njerëz më kanë parë që qaj…”
Sikur ta dinin burrat se sa të adhurueshëm bëhen për publikun kur qajnë publikisht. Edhe më të adhurueshëm kur lotët janë për nënat e për çdo grua që e bën më të bukur jetën e tyre.