TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar mbrëmë edicioni i 23 i festivalit Kënga Magjike, ku fituese është shpallur këngëtarja Marsela Çibukaj me këngën “I paftuar”. Teksti i saj ka intriguar edhe studiuesin Ardian Vehbiu që, duke botuar tekstin e këngës pyet nëse shqipja e përdorur është plot nerv trans-gramatikor dhe pluralizëm mbaresash, apo të jetë fjala thjesht për ndonjë orvatje mirëfilli artistike për të konsoliduar zhargonin kosovaro-standard të popit trans-shqiptar, në emër të çeljes së shtigjeve të reja?
Shënimi i Vehbiut
Po dëgjoja këngën fituese të “Kënga Magjike” 2022 nga Marsela Çibukaj (këngëtarja ime e preferuar në spanjisht), dhe më ngeci veshi te këto vargje të tekstit nga Alban Ramosaj:
Më thuaj si t’shijon tradhëtia
Në ditë të kqija më ke lënduar
Në funeral të dashnis tem
Ti je i paftuar
Nuk po ngutem të them se çfarë mendoj unë për këtë shqipe (i vetëdijshëm se nuk jam unë publiku “target” i kësaj kënge), por dua t’ju pyes ju që mund ta dini, nëse kjo formë deledash, DASHNIS TEM, me emrin në gjininë femërore dhe mbiemrin në gjininë mashkullore, ndeshet në ndonjë dialekt a të folme.
Me fjalë të tjera, t’ju pyes nëse vjen kjo formë drejtpërdrejt nga gurra popullore (që e paçim) apo është krijim safí që e pasuron shqipen me prurje sa licencioze aq edhe antikonformiste, të tilla që t'ia shtojnë këngës vlerat artistike, gjithë duke e ngashënjyer dëgjuesin mendje-kthjellët.
Teksti sjell edhe një potpuri pjesoresh të krasitura të gegnishtes, të tilla si (t’kam) DURU, (s’ka) PËRFUNDU, dhe pjesoresh të hekurosura të standardit (më ke) LËNDUAR, (ti je i) PAFTUAR.
Të jetë pra vallë kjo shqipja e së ardhmes në Ballkanin e Hapur, plot nerv trans-gramatikor dhe pluralizëm mbaresash, apo të jetë fjala thjesht për ndonjë orvatje mirëfilli artistike për të konsoliduar zhargonin kosovaro-standard të popit trans-shqiptar, në emër të çeljes së shtigjeve të reja?
Teksti i plotë:
I paftuar
Ka qene Xhesi, Sara edhe Iva
që më than të palamet e tija
Veç Ai lart e di sa t’kam duru
Me kaq jo ska përfundu
Më shih këtu në sytë e mia
Më thuaj si t’shijon tradhëtia
Në ditë të kqija më ke lënduar
Në funeral të dashnis tem
Ti je i paftuar
Kam qënë unë ajo që ke vrarë
Me gjak ftohtë, kriminel
por do vij dita t’bashkohem
Edhe pse je n’tjetër vend
Do vij edhe unë n’ferr
Se e keqja s’më del
Të t’shoh si digjesh
Shkërrmoqesh si plehrë
I meriton ti krejt këto
Edhe djalli po t’gjykon
Për shpirtin e zi që as veten se do
Ka qene Xhesi, Sara edhe Iva
që më than të palamet e tija
Veç Ai lart e di sa t’kam duru
Me kaq jo ska përfundu
Më shih këtu në sytë e mia
Më thuaj si t’shijon tradhëtia
Në ditë të kqija më ke lënduar
Në funeral të dashnis tem
Më shih këtu në sytë e mia
Më thuaj si t’shijon tradhëtia
Në ditë të kqija më ke lënduar
Në funeral të dashnis tem
Ti je i paftuar
Në ditë të kqija më ke lënduar
Në funeral të dashnis tem
Ti je i paftuar