TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kamala Harris, kandidatja demokrate për Presidente të SHBA-ve, më në fund zgjodhi krahun e djathtë, kandidatin për zv.President, Tim Walz, aktualisht Guvernatori i Minesota.
Walz ka një ngjashmëri në pamje me një shqiptar! Bëhet fjalë për deputetin e PD-së, Edmond Spaho, i njohur ndryshe me nofkën "Profesori". Madje aq e dukshme është ngjashmëria, sa disa shqiptarë në SHBA, ishin habitur tej mase kur e panë kandidatin për zv.president.
Sigurisht ngjashmëritë janë vetëm fizike, pasi për punë të ideologjisë, profesori i PD, është konservator i djathtë, me gjasë Trump-ist, siç kërkohet të jenë sot njerëzit në këtë parti, ndërsa kandidati për zv.President, Walz, është një demokrat tej mase liberal.



