TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Brooklyn Beckham ka pësuar një incident. Në një postim në Instagram, djali i David dhe Victoria Beckham zbuloi se kishte thyer shpatullën.
25-vjeçari postoi një foto në Instagram dhe shkroi: “Unë theva shpatullën” duke shtuar, “por gjithçka është mirë sepse unë kam Nicola që kujdeset për mua. Të dua vogëlushe”, duke iu referuar gruas së tij, Nicola Peltz.
Në selfie-n e tij, 25-vjeçari shihet i është shtrirë në shtratin e spitalit. Brooklyn nuk tregoi se si ndodhi ngjarja, ndërsa vetëm një natë më parë kishte publikuar foto në Instagram duke darkuar në një restorant japonez në Nju Jork.
Pjesa tjetër e familjes Beckham ndodhet në një udhëtim në Itali, ndërsa Brooklyn dhe gruaja e tij nuk iu bashkuan në pushime.