TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Monika Kryemadhi duket se po i shijon në maksimum këto ditë qetësie në Tiranë, ndërsa shumë qytetarë për t’i shpëtuar temperaturave të larta u janë drejtuar plazheve.
Monika ka publikuar një video në rrjetin social Tik Tok, ku shfaqet me njërën dorë në timon, ndërsa në tjetrën duke mbajtur një kafe dhe duke shijuar muzikën në sfond.
"Është mëngjes i mirë se Tirana është bosh", shkruan Kryemadhi krah videos ku bën xhiro me makinë.
Ish-kryetarja e LSI ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale kohët e fundit, duke jetuar jetën pavarësisht bumit mediatik që bëri me ndarjen dramatike nga Ilir Meta.