TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seriali “Mbretëreshë Kleopatra”, i cili po shfaqet në Netflix, ka shkaktuar një zhurmë të madhe në rrjet.
Ky serial tregon jetën e mbretëreshës së Egjiptit, që përfaqësohet nga aktorja, Adele James, e cila është me ngjyrë. Kjo duket se nuk iu ka pëlqyer shumë njerëzve, të cilët po akuzojnë platformën se po shtrembëron historinë dhe se zgjedhja e aktores është bërë për arsye komerciale. Gjithashtu, Netflix u padit për shkelje të ligjeve të medias në Egjipt.
Pas këtyre reagimeve, që kanë qenë të shumta, Netflix duket se është detyruar të çaktivizojë komentet në trailerin e ri të ‘Mbretëreshës Kleopatra’. Kujtojmë se seriali dokumentar nuk është transmetuar ende, por nga traileri është e qartë se monarkja është portretizuar si një grua me ngjyrë. Një nga personat që flet në trailerin e shkurtër thotë: “Mbaj mend që gjyshja ime më tha: “Nuk më intereson çfarë mësojnë në shkollë, Kleopatra ishte e zezë”.
Pikërisht për këto arsye, avokati Mahmoud Al-Shemari nga Egjipti hodhi në gjyq platformën e famshme të transmetimit, duke kërkuar çaktivizimin e serialit dhe duke pretenduar se po përpiqet të fshijë historinë egjiptiane.
Në deklaratën që ka bërë ai thotë: “Është vërejtur se në periudhën e fundit platforma Netflix transmeton materiale vizuale dhe përmbajtje që cenojnë kontrollin e përmbajtjes së medias, gjë që jemi mësuar në shoqëritë arabe dhe lindore në të gjitha vendet e rajoni arab dhe islamik, si dhe ajo që shfaq kjo platformë është në kundërshtim me vlerat dhe parimet e kulturës islame dhe veçanërisht egjiptiane”.
Ndërsa, edhe pse ka kaq shumë reagime kritike për këtë serial, duket se Netflix do ta shfaqë premierën e plotë të “Queen Cleopatra” më 10 maj. Në rolet kryesore janë Adele James, Craig Russell dhe Jada Pinkett Smith.