TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ghetto Geasy ka lajmëruar një nga bashkëpunimet më të papritura dhe të paimagjinuara për publikun.
Reperi kishte bërë me dije se do të sillte një projekt të përbashkët me Mc Kreshën pas pajtimit me të, por mësohet se do të përfshihet edhe një emër tërësisht jashtë industrisë së hip-hopit.
Në një video në intagram, Ghetto Geasy ka zbuluar se sopranoja Inva Mula do të jetë pjesë e bashkëpunimit të titulluar “Jem Njo” i cili publikohet të mërkurën në orën 18:00.
Reperi ka përshkruar të gjithë rrugëtimin e këtij projekti i cili ka filluar prej dy vitesh. Ai ka përmendur sërish pajtimin me Mc Kreshën si dhe dëshirën e fortë që Inva Mula të ishte pjesë e projektit.
Visualizza questo post su Instagram