TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një eklips i rrallë diellor ka emocionuar mijëra njerëz që u dyndën në në qytetin bregdetar të Exmouth në Australinë veriperëndimore për të shijuar këtë moment të rrallë.
Qielli u errësua për rreth 60 sekonda, kur Hëna lëshoi një hije 40 km të gjerë mbi zonë.
Eklipsi total i diellit ishte pjesë e një eklipsi të rrallë hibrid, i cili ndodh vetëm disa herë në shekull. Ky eklips filloi në Oqeanin Indian në lindjen e diellit dhe përfundon në perëndimin e diellit në Paqësor.
Disa vende panë një eklips të plotë diellor. Të tjerë panë atë që njihet si një eklips diellor unazor, ku Hëna është shumë e vogël për të bllokuar plotësisht të gjithë Diellin ose eklipse të pjesshme.
Eklipsi i fundit diellor hibrid ishte në nëntor 2013, dhe NASA pret tjetrin në 2031.