LIFESTYLE, 12 Maj 2022, 13:36

Robert Berisha hedh pas krahëve historinë e dashurisë me Nora Istrefin, konfirmon lidhjen e re të dashurisë! Ja modelja që i ka rrëmbyer zemrën

Robert Berisha hedh pas krahëve historinë e dashurisë me Nora

Këngëtari i njohur, Robert Berisha ka hedhur pas krahëve të kaluar me ish-bashkëshorten Nora Istrefin dhe ka nisur një histori të re dashurie.

Gjatë një interviste në Top Albania Radio ka pranuar se është në një lidhje me një vajzë të quajtur Laureta.

“Pas një pauze shumë të gjatë, katër vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”, u shpreh këngëtari.

Pyetjes nëse ka plane për dasmë, iu përgjigj: “Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse partnerja më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë.”

Nga një verifikim në rrjetin social Instagram të Robert Berishës rezulton se e dashura e tij është modelja, Laureta Macedonci.

Të dy ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social, ndërsa modelja ka publikuar në InstaStory foto në krah të një mashkulli ku duket vetëm krahu i tij. Në sy bie tatuazhi, që është i ngjashëm me atë të Robert Berishës.

Gjatë një interviste pak ditë më parë, ai foli për raportin me nënën e Renee, Nora Istrefin dhe thashethemet për një bashkim të tyre.

Roberti mohoi kategorikisht një rikthim duke thënë se raportet e tij me Norën do të jenë gjithmonë të mira.

Në lidhje me udhëtimin në Disney Land, këngëtari tha se kanë dashur që vajza e tyre të ketë një kujtim të mirë me të dy prindërit.

“Raportet kanë qenë gjithmonë të mira edhe do të vazhdojnë kështu. E kam thënë disa herë, edhe nëse nuk do të ishte Renee, mos të ishte vajza, nuk është mirë të zihesh me dikë sidomos me dikë që ke jetuar 13  vjet dhe që është nëna e fëmijës tënd. Kemi shfrytëzuar rastin që Renee ka qenë me pushime, e dërguam të ketë një kujtim të mirë me të dy prindërit ne Disney Land dhe jemi kënaqur shumë”, tregoi ai.