LIFESTYLE, 11 Maj 2022, 23:25

Aulona Musta merr në mbrojtje Ronela Hajatin: As Faja që ra prej fikut nuk ka tekst, por ju kërceni si të tërbuar!

Aulona Musta merr në mbrojtje Ronela Hajatin: As Faja që ra prej fikut

Moderatorja Aulona Musta ka reaguar ndaj kritikëve të këngëtares Ronela Hajati, mbi performancën e saj.

Ronela e cila nuk arriti të futet në natën finale të Eurovision mori kritika të shumta për këngën dhe sidoemos për tekstin si dhe për veshjen e saj. Lidhur me tekstin e këngës, Aulona Musta thotë se “As Faja i shkret që ra nga fiku nuk ka në fakt (tekst), ama nuk njoh njeri që nuk kërcen si i tërbuar sa herë e dëgjon”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetarja thotë se këngëtarja ka punuar fort dhe nuk e meriton që mbi të, të vjellin vrerë.

Sipas saj në  koreografinë e këngës “Sekret”nuk kishte asgjë skadaloze dhe të pamoralshme, siç u përfol në medie.  “Nuk kishte asgjë skandaloze, të turpshme, të pamoralshme, pornografike në paraqitjen e saj skenike. ASGJËE! Kishte guxim për të provokuar, mbi të gjitha mendjet prapanike të shumë shqiptarëve, sepse Europa performanca të tilla i ka parë që kur tek ne artistët qëndronin si shtylla korenti në skenë, nga frika se po të lëviznim po bënin herezi”, tha ndër të jera në reagimin e saj moderatorja.

Postimi i plotë i Aulona Mustës:

Per Ronelen! Te bukuren, te talentuaren, te zonjen, ARTISTEN Ronela!

Per Ronelen, e cila si kurre me pare beri qe ne Eurovizion te flitej e kendohej shqip qe tre muaj perpara. Per Ronelen qe ishte nder me te preferuarat, vleresuarat, degjuarat e parat ne kete Eurovizion.

Per Ronelen qe dha shpirtin per nje perfaqesim sa me dinjitoz, duke u perballur me veshtiresi te shumta qe nje vend i vogel si Shqiperia i ka cdo vit, aq sa nuk ka kengetare qe ka vajtur ne Eurovizion dhe nuk eshte kthyer me nje minitraume, e cila publikisht nuk flitet kurre, ama kush eshte ne rrethin tone e di shume mire se ajo qe ne na duket qejf, eshte nje lodhje mbi te gjitha mendore, per te qene i barabarte me ata qe kane buxhete marremendese, ndersa kengetaret tane shpesh duhet te nxjerrin leke nga xhepi per te bere vetem gjysem e asaj qe duan ne ate skene.

Per Ronelen qe eshte nje artiste me kembe ne toke, qe ka punuar fort, pa skandale, pa pasur trupin perfekte qe shoqeria ka si standart sidomos per kengetaret, duke e shfaqur veten me dobesite, pasigurite dhe lufterat e perditshme per te mbijetuar ne nje treg aspak te lehte!

Per kete Ronel, ju nuk keni te drejten te hidhni vrer, sepse me besoni. NUK E MERITON!

Nuk kishte asgje skandaloze, te turpshme, te pamoralshme, pornografike ne paraqitjen e saj skenike. ASGJE! Kishte guxim per te provokuar, mbi te gjitha mendjet prapanike te shume shqiptareve, sepse Europa performanca te tilla i ka pare qe kur tek ne artistet qendronin si shtylla korenti ne skene, nga frika se po te leviznim po benin herezi!!!

Oh, kenga nuk kishte ndonje tekst dhe mesazh te jashtezakonshem? As Faja shkret qe ra nga fiku nuk e ka ne fakt, ama nuk njoh njeri qe nuk kercen si i terbuar sa here e degjon.

Oh Ronela nuk ishte veshur bukur, tha komentarori italian dhe ne e morem per te mireqen se kur e thote italiane, i ka vdekur nona atij muhabeti. Kompleksi i zakonshem inferioriteti i shqiptarit ndaj te huajt.

Fakti qe nuk u fut ne finale nuk e ben me pak te talentuar, te zonjen, te afte, me pak artiste e nuk ja zbeh gjithe punen qe beri kete vit per nje nder perfaqesimet me dinjitoze qe kemi pasur ne Eurovizion.