TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emocione të forta për aktoren spanjolle Ana Obregon, e cila është bërë ‘nënë’ në moshën 68-vjeçare.
Me syze të zeza dhe duke mbajtur me butësi një vajzë të porsalindur në krahë, aktorja dhe prezantuesja e njohur u largua nga spitali i Majamit më 20 mars. Revista Hola publikoi më 28 mars gruan 68-vjeçare dhe vajzën e saj të porsalindur në kopertinë nën titullin “Ana Obregon, nënë e një vajze të lindur me zëvendësim”. Ngjarja nuk do të ishte lajm, që prej ditësh preokupon Spanjën dhe në të njëjtën kohë, ndan vendin e Gadishullit Iberik, nëse Obegon nuk do të ishte 68 vjeç dhe nëse në Spanjë do të ishte e ligjshme surrogacia.
Obregon nxitoi ta ndante gëzimin e saj me ndjekësit në mbarë botën duke postuar lajmin në Instagram. “Një dritë plot dashuri ka hyrë në errësirën time. Nuk do të jem më kurrë vetëm. JAM PËRSËRI GJALLË”, shkruante ajo, ndërsa tre ministra të qeverisë Sanchez e kritikuan atë pasi në vend çdo formë e surrogacisë është e paligjshme. Obregon nuk ka thënë nëse e ka paguar nënën surrogato, as nuk e ka quajtur foshnjën “bijën” e saj, por vetëm “një dritë e dashur që hyri në errësirën e saj”.