TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emrat vazhdojnë t’i shtohen listës… Jo vetëm ata që do të hyjnë në shtëpi, por edhe moderatorët (me sa duket jo të gjithë janë të kënaqur nga një moderator i vetëm si Ledioni), opinionistët apo edhe prezantuesi/ja i programit të përjavshëm “BBV Fan Club”.
Meqenëse kurioziteti i moderimit të spektaklit të shumëpritur duket se u shua (plotësisht?), ajo që ka mbetur pa u konfirmuar ende është edhe prezantuesi i programit të së dielës, i cili vjen ka në fokus ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë javës në shtëpi. Emri i fundit i cili ka qarkulluar në portale ishte edhe ai i Enxhi Nasufit. Prezantuesja e “Wake Up” në Top Channel mund të jetë gjithashtu prezantuese e programit “Fan Club”, ndonëse e pyetur për këtë, vetë Enxhi nuk u prononcua, por e la të hapur.
“Nuk di gjë nëna juaj…” – tha ajo pa dashur të japë më shumë informacion për këtë pjesë, por konfirmoi pa u menduar pas pyetjes nëse do ta pranonte po t’i bëhej si ftesë: “Poooo, pranoj të martohem me “Big Brother Fun Club”, meqenëse ka qenë edhe vit propozimesh” – tha moderatorja duke shtuar se nuk e konsideron faktin nëse do jetë e lodhshme për të, sepse tashmë u mësua me këtë pjesë edhe nga dinamika e DWTS.