LIFESTYLE, 3 Janar 2024, 19:24

“Jam shumë single”, Tayna flet për mashkullin ideal: Dua të më udhëheqë!

“Jam shumë single”, Tayna flet për mashkullin ideal: Dua

Tayna është një ndër personazheve të njohur që ka preferuar të mos ndajë asgjë për jetën e saj private. Ajo nuk ka folur asnjëherë për ish-partnerë, por në intervistën e fundit me Burim Pacollin, ka thënë diçka më tepër. Reperja ka konfirmuar se është single, por ka krahasuar preferencat e saj të dikurshme me të tanishmet ndaj një mashkulli duke treguar se çfarë po kërkon.

“Jam shumë single. Nuk e di a ka më single. Preferencat e mia atëherë kur kam qenë e disponueshme nuk kanë qenë më të mirat në botë, kështu që tani më ka ndryshuar shija, prandaj jam shumë single se prej një kohe të gjatë, me moshë zgjedh disi më shumë dhe ke më shumë kufij, nuk të bën përshtypje gjithçka se kur je më e re s’mendon shumë, mendon po më bën për të qeshur, i lezetshëm, i bukur, standardet në tokë.

Tani më pëlqejnë, po kthehem te kjo, mendoj që më pëlqejnë më misteriozë, që nuk kanë shumë unë bëj kështu e ashtu, që kanë një lloj pushteti të heshtur, që i ndihet energjia para se të flasë, një aurë, një prezencë dhe që më mëson diçka, që më udhëheq”.

Pra çuna, bëhuni pak më misteriozë se ndoshta mund të tërhiqni dikë si Tayna.