TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski janë ndarë më shpejt se sa shumë mund të prisnin.
Davidson dhe modelja, e cila u nda me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard në shtator, filluan të dilnin në nëntor. Dhe ata u fotografuan së bashku në ndeshjen e Knicks po atë muaj.
Por Davidson kohët e fundit u pa disa herë me yllin e "Bodies Bodies Bodies", Chase Sui Wonders, ndërsa Ratajkowski u fotografua me artistin Jack Greer.
Tani mediat e huaja raportojnë se ata i kanë dhënë fund lidhkes. Sipas "Page Six" ata kanë vendosur të jenë thjesht miq. Javën e kaluar Davidson u vu re tre herë me Wonders. Ata u panë jashtë shtëpisë së tij, duke bërë pazar së bashku në Brooklyn dhe në një lojë Rangers. (Me sa duket Madison Square Garden është një vend i preferuar takimesh për yllin e "Saturday Night Live").
Ndërkohë edhe Ratajkowski ka ecur para. Ajo u pa në një takim javën e kaluar duke u përqafuar me Greer. Në nëntor ajo u fotografua në një takim me DJ Orazio Rispo, me të cilin u kap duke u puthur në New York në tetor.
Ratajkowski ishte e martuar me Sebastian Bear-McClard për katër vjet, dhe ish-çifti kanë djalin 1-vjeçar Sylvester.
Davidson ka qenë i lidhur me disa nga superyjet e Hollywood duke përfshirë Kim Kardashian dhe Arianna Grande.