LIFESTYLE, 28 Dhjetor 2022, 13:42

Chiara Ferragni zhytet në dëborë me bikini në Alpet italiane (VIDEO)

Chiara Ferragni zhytet në dëborë me bikini në Alpet italiane

Chiara Ferragni, influencuesja italiane me 28.3 milionë ndjekës në Instagram, shpeshherë u prezanton miqve të saj në internet foto ku tregon pjesë të trupit të saj. Italiania e famshme e ka dëshmuar shumë herë se di të tërheqë vëmendjen dhe të mbledhë mijëra pëlqime dhe komente në rrjetet sociale.

Ferragni ka një prani jashtëzakonisht aktive në rrjetet sociale, duke bombarduar çdo ditë 28.3 milionë ndjekësit e saj me foto të jetës, familjes dhe karrierës së saj.

Chiara këtë herë ka shijuar borën… duke pozuar me rroba banje. Ajo sfidoi të ftohtin, veshi çizmet, rrobat e banjës dhe u derdh në Alpet italiane.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)