LIFESTYLE, 27 Dhjetor 2022, 08:50

VIDEO/ Xhensila dhe Besi të ndarë? Çifti reagon ashpër dhe tregon të vërtetën e asaj që po ndodh me martesën e tyre

VIDEO/ Xhensila dhe Besi të ndarë? Çifti reagon ashpër dhe

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bashkë! Aktori i njohur ka reaguar i revoltuar me një status në rrjetet sociale, duke i dhënë fund të gjitha thashethemeve që u bënë virale në rrjetet sociale prej ditësh se në çift kishte ndodhur krisje.

Bes Kallaku dhe Xhensila kanë shpërndarë një video të tyre duke shkëmbyer puthje.

Aktori ka shkruar: “Cdo 1 muaj Xhensila shtatzanë. Tani edhe këto të fundit. Më keni ça…shqiptarët të rrinë të qetë!”. Edhe vetë Xhensila në videon e shpërndarë me Besin e quan atë celësin e zemrës.

Ndërkohë më herët gjatë ditës reagoi “me kode” edhe Xhensila me një postim e cila shkruante thjesht se “gënjeshtarët më të mëdhenje në botë janë “ata thonë””.

Dyshja kanë qenë të angazhuar në javët e fundit të vitit me koncerte dhe ndarja e tyre në qytete të ndryshme ka ngritur aludime se ata mund të jenë ndarë.