TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe pse nuk e kanë konfirmuar publikisht divorcin mes tyre, as arsyet dhe as lajmet e bujshme që vazhdojnë të shkruhen për ta, si Bes Kallaku, ashtu edhe Xhensila Myrtezaj e kanë pranuar në forma të tjera që kanë kaluar periudha të vështira, së fundi, në jetën e tyre.
Megjithatë, këngëtarja vijon koncertet në këtë periudhë të nxehtë dhe duket e kënaqur, të paktën me punën e saj.
Në koncertin e saj të fundit, ndërsa ka falënderuar fansat, Xhensila ka pranuar se ka kaluar periudha të vështirë në jetë dhe me këtë rast falënderoi psikologen e saj, që ishte e pranishme në publik, Adelina Pjetra.
“Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah. Adelina të falënderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”,- tha këngëtarja.