LIFESTYLE, 17 Korrik 2024, 22:48

“Po të divorcoj”, dy muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës së parë, Princesha e Dubait i jep fund martesës me një mesazh online

“Po të divorcoj”, dy muaj pas ardhjes në jetë të

Pas më shumë se një viti martesë dhe pas gati dy muajsh nga sjellja në jetë e fëmijë së saj të parë, një Princeshë e Dubait ka tronditur Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sheikha Mahra bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, vajza e Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ka njoftuar divorcin nga bashkëshorti i saj, Sheikh Mana Bin Mohammed Bin Rashid Bin Mana Al Maktoum.

Një postim në llogarinë zyrtare të Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, në Instagram, vajza 30-vjeçare e sundimtarit të Dubait, ka shpallur zyrtarisht divorcin nga burri i saj

“I dashur bashkëshort, meqë je i zënë me njerëz të tjerë, unë deklaroj divorcin tonë. Unë do të divorcoj. Kujdesu për veten. Ish-gruaja jote”, ka shkruar ajo.

Postimi i Sheikha Mahra ngjalli reagime të gjera në rrjetet sociale në mesin e ndjekësve të saj, veçanërisht sepse ajo nuk u thellua në detajet dhe arsyet e plota pas njoftimit të saj.

Të dyja palët thuhet se nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë hequr të gjitha fotot e përbashkëta, përfshirë fotot e dasmës së tyre, nga profilet e tyre, sipas mediave të huaja.

Çifti u martua zyrtarisht në prill 2023 dhe mirëpriti një vajzë në maj 2024. Vetëm gjashtë javë më parë, Mahra ndau një foto prekëse me vajzën e saj me mbishkrimin: Jemi vetëm ne dyja.

Nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Maktoum, familja mbretërore që sundon Dubain dhe nga e cila vjen Sheikha Mahra. Shumë në rrjetet sociale spekuluan se llogaria e princeshës mund të ishte hakuar.