LIFESTYLE, 13 Qershor 2022, 10:42

Pas sherrit me Cllevion dhe tritolit në biznes, Noizy merr masa, shfaqet me “RENEA” në koncerte

Pas sherrit me Cllevion dhe tritolit në biznes, Noizy merr masa, shfaqet me

Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për reperin e njohur Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy i cili është përfshirë në një konflikt me Cllevio Serbiano emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmetaj. Pas sherrit dhe vendosjes së tritolit në lokalin e tij, artisti duket se ndihet i pasigurt.

Në disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ai po shoqërohet jo vetëm nga sigurimi i tij, por edhe forca të shumta policia, përfshirë edhe forcat RENEA.

Një person ka publikuar një video në TikTok nga koncerti i tij i fundit në Shkodër ku shihet se forcat speciale hyn në lokalin ku reperi po mbante koncertin, ndërsa një furgon policie ndodhej jashtë.

Pas sherrit me Cllevion dhe tritolit në biznes, Noizy merr masa, shfaqet me

Në një video tjetër, Noizy shihet duke dalë i rrethuar nga truprojat e tij që duket se i ka shtuar së fundmi.

Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet. Një ditë pas ngjarjes, ai u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Po ashtu, të nesërmen reperit iu vendos një lëndë plasëse në lokalin e tij. Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale jo vetëm tek butiku dhe lokali i reperit, por edhe te bizneset që ndodheshin aty pranë. Por fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz kjo falë edhe orarit pasi vendi i ngjarjes është shumë i frekuentuar sidomos në këtë periudhë.

Pas sherrit me Cllevion dhe tritolit në biznes, Noizy merr masa, shfaqet me

Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i krimit teksa Noizy nuk i ka vendosur gishtin askujt në dëshminë e tij ai ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion por nuk mund ta fajësoj atë për vënien e tritolit pa pasur prova.