TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nora Istrefi ka reaguar pas deklaratës së Alesio Alia, menaxher i njohur VIP-ash i cili angazhohet me koncertet e këngëtarëve shqiptarë jashtë vendit, kryesisht në Australi. Teksa po fliste për fitimet e këngëtarëve, ai përmendi rastin e një koncerti te Nora Istrefit, ku tha se ka dalë me humbje.
“Nora nuk ka pasur këngë hite, unë i bëra një favor mikut tim ngaqë ai merret me Norën. E mora dhe unë bëra diçka për festën e Pavarësisë së Kosovës dhe nuk kisha suport fare nga ata por më shumë nga njerëzit e mi dhe për t’i bërë nder nuk bëra asnjë gjë po humba lekë nga koncerti Norës.”
Punë bixhoz është o fiton o humbet”, u shpreh ai. Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e këngëtares, e cila përmes një shkrimi të gjatë, ka hedhur poshtë fjalët e tij, duke i quajtur të pabaza. “Është dëshpëruese ku dëgjova një deklaratë si ajo e Alesios në Top Channel.
Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi pati mjaftueshëm publik duke marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve.
E vërteta: Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë, dhe i nxori në shitje biletat. Por, në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në shqiptari, dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoj që fansat të mos besojnë në mbajtjen e koncertit tim. Apo t’ia kenë marr inat.
Sikur të ishte korrekt nuk do t’i zinte salla pjesëmarrësit sikur në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza…”, shkroi artistja.
