LIFESTYLE, 8 Qershor 2022, 13:03

“Më shumë se e shëmtuar”, Agron Llakaj nxjerr foton nga Kopshti Zoologjik

“Më shumë se e shëmtuar”, Agron Llakaj nxjerr foton

Aktori Agron Llakaj ka publikuar një tabelë nga Kopshti i ri Zoologjik i Tiranës nëpërmjet të cilës paralajmërohen qytetarët për të qëndruar larg tigrit.

“Ju lutemi qëndroni të sigurt! Tigrat I Duan fëmijët. Por ata janë të vështirë për tu tretur! Kështu që qëndroni prapa.”- shkruhet në tabelë.

Llakaj e konsideron shkrimin në tabelë një shprehje të shëmtuar që duhet hequr.

“Mirëmëngjesi! Kjo tabelë është vendosur në Kopshin Zoologjik të Tiranës…një shprehje e shëmtuar, nga kudo ku është marrë, duhet të hiqet urgjent. Më shumë se e shëmtua.”– shkruan Llakaj.

Kopshti Zoologjik i Tiranës u hap vetëm disa ditë më parë për qytetarët e kryeqytetit dhe jo vetëm.

“Më shumë se e shëmtuar”, Agron Llakaj nxjerr foton