TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një fanse 23-vjeçare e Taylor Swift ka ndërruar jetë gjatë koncertit të saj. Ana Clara Benevides vdiq të premten pasi nuk u ndje mirë gjatë koncertit të Swift, e cila performoi në Brazil në stadiumin Nilton Santos në Rio de Janeiro, me një audiencë prej mbi 60,000 njerëz.
Informacioni është konfirmuar për median braziliane “Folha” nga Estela Benevides, kushërira e Benevides, e cila e ka marrë lajmin përmes telefonit nga mjeku që tentoi t’i shpëtonte jetën. E reja u dërgua në spitalin komunal Salgado Filho pasi i ra të fikët dhe iu dha ndihma e parë në stadium. Shkaku i vdekjes ishte arresti kardiak.
Benevides ishte në rreshtin e parë dhe përfundoi duke i rënë të fikët në vend. Sipas infermierit Thiago Fernandes, 22 vjeç, një mik i Benevides, ajo u përmend në stadium për rreth 40 minuta. Rrugës për në spital ajo pati një arrest të dytë kardiak.
Benevides mbërriti rreth orës 20:00, por nuk mbijetoi, duke vdekur pak më vonë në spitalin pranë Engenhão, në Méier, në zonën veriore të kryeqytetit të Rio de Janeiro.
Indeksi i nxehtësisë në vendin e ngjarjes arriti në 60ºC dhe jozyrtarisht, zjarrfikësit numëruan një mijë njerëz që u ra të fikët gjatë ngjarjes. Fansat u ankuan në rrjetet sociale për ndalimin e futjes së shisheve të ujit në stadium, pavarësisht vapës së madhe.
Në postimet e saj të fundit, Benevides po numëronte mbrapsht që, siç tha, të jetonte ëndrrën e saj për të marrë pjesë në një koncert të Taylor Swift.
Pasi mësoi për tragjedinë, Swift publikoi një deklaratë duke shprehur pikëllimin e saj për vdekjen e Benevides.