TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fundi i vitit po afron dhe amvisat përgatiten që të pastrojnë shtëpinë në çdo cep duke i kushtuar më shumë vëmendje kujdesit të saj. Për të lehtësuar këtë proces por edhe për të sjellë në vëmendje disa detaje që mund të anashkalohen, të ftuarit e “Shije Shtëpie” në Tv Klan sollën disa sugjerime.
Sipërmarrësi Rigers Rusi shpjegoi se xhami i furrës mund të shkëputet dhe pastrohet lehtësisht. Por sa i përket frigoriferit, duhet të tregohet kujdes me llastikun e tij.
Rigers Rusi: Frigoriferi, problemi më i madh është te kanalet.
Katerina Trungu: Te pjesa e gominave, llastikut se ajo është shumë e vështirë.
Rigers Rusi: Okej, të gjithë frigoriferin e mbajmë pastër, por ideja është që kanalet janë ato që krijojnë gjithmonë dhe nga ujërat që mund të bien ose nga lagështira, ndonjëherë krijojnë myk anash dhe kur nuk e shikon, ajo mund të mbajë edhe erë mbrapa, por ka edhe mikrobe e baktere shumë të forta.
Katerina Trungu: Mund të mbajë frigoriferi në atë pjesë mikrobe të forta?
Rigers Rusi: Po, mund ta shikojmë, mund ta shikoni edhe ju vetë, hapeni dhe do ta shikoni që kanalet brenda krijojnë myk.
Katerina Trungu: Llastiku që ka dera e frigoriferit.
Parukierja Uljanova Çali ndan një këshillë për aromat e pakëndshme të frigoriferit.
Uljanova Çali: Nëse mban erë, vendos një filxhan me kafe të bluar sepse tërheq aromat.
Kripa e ashpër ju shpëton nga lagështira dhe myku i shtëpisë.
Rigers Rusi: Kur ka shtëpia lagështirë ose ka myk nëpër cepa, mund të vësh një tas të madh me kripë të trashë dhe ajo i thith të gjitha lagështirat që mos të krijohen nëpër cepa.